back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeTrump pritet të vizitojë Pekinin në prill, telefonata me Xi vendosi në...

Trump pritet të vizitojë Pekinin në prill, telefonata me Xi vendosi në agjendën e bisedimeve edhe Tajvanin

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të udhëtojë drejt Pekinit gjatë javës së parë të prillit, ku do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping. Lajmi raportohet nga Politico, duke cituar tre burime të njohura me planifikimin e vizitës.

Pak ditë më parë, Trump dhe Xi zhvilluan një bisedë telefonike, të cilën presidenti amerikan e cilësoi si “të gjatë dhe thelbësore”. Sipas tij, diskutimet përfshinë çështje tregtare dhe konflikte ndërkombëtare, duke hapur rrugën për vizitën e planifikuar në Kinë.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se gjatë telefonatës u diskutua edhe lufta në Ukrainë, zhvillimet në Iran, si dhe çështja e Tajvanit. Kjo e fundit nuk ishte përmendur në takimin e mëparshëm të dy liderëve në Korenë e Jugut, në fund të vitit të kaluar.

Kjo lë të hapur mundësinë që Tajvani të jetë një nga temat kryesore të bisedimeve mes Trump dhe Xi gjatë takimit të tyre në Pekin në pranverë./Panorama.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz