BallinaLajmeSBASHK-u mbështet grevën dy-orëshe të SHFMU-së “Pavarësia” për dhunën ndaj mësimdhënësve

SBASHK-u mbështet grevën dy-orëshe të SHFMU-së “Pavarësia” për dhunën ndaj mësimdhënësve

Të ngjajshme

​E akuzuara për spiunazh edhe sot deklarohet e pafajshme

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi gjyqësor...

Fillon mbledhja e Qeverisë, në shqyrtim projektligji për kontrollin e çmimeve

Tashmë ka filluar mbledhja e Qeverisë së Republikës së...

Vështirësi në qarkullim në pikën kufitare Pejë–Kullë për shkak të borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika...

Mbyllet afati, 140 zyrtarë nuk e deklarojnë pasurinë – APK paralajmëron 30% gjobë nga paga

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur...

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka dënuar sulmin fizik ndaj mësimdhënësit në Shkollën “Pavarësia” dhe jo kaq.

Përveç kësaj, SBASHK-u dënon edhe rastet e përsëritura të fyerjeve, ofendimeve dhe sulmeve verbale ndaj mësimdhënësve nga nxënës dhe, në disa raste, nga prindërit.

Kësisoj, sipas njoftimit Sindikata do të mbështesë protestën dy-orëshe të Shkollës “Pavarësia”, e cila do të mbahet nesër.

Postimi i plotë i SBASHK-ut (pa ndërhyrje):

SBASHK – REAGIM DHE MBËSHTETJE PËR GREVË DY-ORËSHE

Të nderuar kolegë,

Me shqetësim të thellë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dënon sulmin fizik ndaj një mësimdhënësi në Shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, si dhe rastet e përsëritura të fyerjeve, ofendimeve dhe sulmeve verbale ndaj mësimdhënësve nga nxënës dhe, në disa raste, nga prindërit.

Këto raste nuk mund të trajtohen si incidente të izoluara, pasi dhuna dhe mosrespektimi ndaj mësimdhënësve po cenojnë rëndë dinjitetin e profesionit dhe sigurinë e procesit edukativo-arsimor.

SBASHK mbështet grevën dy-orëshe të organizuar nga Sindikata e Shkollës “Pavarësia”, si pjesë e SBASHK-ut, që do të zhvillohet nesër në këtë shkollë, për të kërkuar reagim të menjëhershëm dhe masat e duhura nga institucionet përkatëse.

Ne kërkojmë nga organet përkatëse të sigurisë që:

Të hetojnë rastin në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë.

Të dalin të dhënat e vërteta në dritë dhe të merren masat e duhura ndaj nxënësve dhe personave përgjegjës.

Po ashtu kërkojmë përgjegjësi institucionale nga menaxhmenti i shkollës dhe Drejtoria e Arsimit, si dhe zbatim të plotë të rregulloreve disiplinore për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Nëse nuk ka reagim të shpejtë dhe masa konkrete ndaj këtij rasti, SBASHK në nivelin komunal në Prishtinë do të shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes së mësimit edhe në shkollat tjera, për të mbrojtur mësimdhënësit dhe për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm në arsimin publik.

Kjo formë e veprimit sindikal nuk është qëllim në vetvete, por mjet i fundit për të siguruar respektimin e ligjit, dinjitetit profesional dhe sigurisë në shkolla.

SBASHK – Për mësimdhënësit, për arsimin, për respektin!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz