Trump: Ngushtica e Hormuzit është tani e hapur, ShBA-ja ka kontrollin
dp

Lexo edheVuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është tashmë e hapur, duke pretenduar se anije të shumta po kalojnë nëpër këtë rrugë strategjike detare.
Trump tha se Marina amerikane është e vetmja forcë që aktualisht e kontrollon ngushticën, ndërsa shtoi se SHBA-ja ka përfunduar edhe operacionet për pastrimin e minave detare, raporton aljazeera transmeton IndeksOnline.
Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë kur Ngushtica e Hormuzit është në qendër të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit dhe mbetet një pikë kyçe për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit.

Lexo edheVuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?
Sipas raportimeve të fundit, statusi i ngushticës ka qenë një nga çështjet kryesore në negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Trump më herët ka deklaruar se SHBA-ja po ushtron presion ndaj Iranit përmes masave ekonomike dhe se Uashingtoni është i gatshëm të kërkojë kompensim nga Teherani për viktimat dhe dëmet që ia atribuon Iranit./IndeksOnline/