Trump i përmend Kosovën dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë derisa i pajtonte Azerbejxhanin dhe Armeninë
dp

Lexo edhePas 24 vitesh, Volkswagen po tërheq nga tregu Touaregun

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaluan një konflikt së fundi në Kosovë, e që sipas tij, me këtë veprim kanë shpëtuar shumë jetë.
Gjatë fjalimit të ceremonisë në “Samitin e Paqes” mes Azerbajxhanit dhe Armenisë të premten në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi iu rikthye, siç tha ai, përpjekjeve të tij si lider për paqen në botë.
Teksa fillimisht përmendi konfliktin Indi-Pakistan dhe më pas Kongo e Ruanda dhe Tajlanda-Kamboxha, Trumpi foli edhe për rrezikun për konflikt në Kosovë.

Lexo edhePas 24 vitesh, Volkswagen po tërheq nga tregu Touaregun
“Serbia dhe Kosova. Ndalëm diçka që ishte gati të niste. Nuk na pëlqente aspak dhe shpëtuam shumë jetë”, u shpreh ai.