Pas 24 vitesh, Volkswagen po tërheq nga tregu Touaregun
dp

Lexo edhePas katër dekadash konflikti, Trumpi pajton Azerbajxhanin dhe Armeninë

Volkswagen synon ta “tërheqë nga tregu” Touaregun, një nga modelet e tij më të vjetra që janë aktualisht në dispozicion, dhe nuk ka një pasardhës të drejtpërdrejtë në horizont.
Njerëz të brendshëm zbuluan për Autocar se prodhimi i Touareg do të përfundojë në vitin 2026.
Ky model u shfaq në vitin 2002 si një SUV premium, i cili u zhvillua së bashku me Porsche Cayenne dhe ndante të njëjtën platformë me të.
Kjo platformë shërbeu për dy qëllime, i dha Porsche-s SUV-in e parë, dhe gjithashtu ndihmoi ish-shefin e Volkswagen, Ferdinand Piëch, të realizonte ambicien e tij dhe ta çonte markën në një nivel më të lartë duke prezantuar modele si Touareg dhe Phaeton.

Lexo edhePas katër dekadash konflikti, Trumpi pajton Azerbajxhanin dhe Armeninë
Vendimi për ta tërhequr Touareg tregon se Volkswagen po ndryshon prioritetet e tij.
Përveç Touareg, Volkswagen vendosi të heqë nga tregu edhe ID.5.