back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTrump fliste kështu për ish-prokurorin e Spaciales, paralajmëronte se mund të kthehej...

Trump fliste kështu për ish-prokurorin e Spaciales, paralajmëronte se mund të kthehej në Hagë: Është i rrezikshëm edhe atje

Të ngjajshme

Ish-Prokurori i Posaçëm amerikan, Jack Smith është duke u hetuar nëse e ka shkelur ligjin i cili ua ndalon punëtorëve federalë t’i përdorin pozitën e tyre për aktivitete politike. Këtë, agjencitë kryesore të lajmeve në botë si Reuters dhe Associated Press thanë se ua ka konfirmuar Zyra e Këshilltarit të Posaçëm.

Smith dha dorëheqje në janar të këtij viti pasi ndjekjet penale të tij kundër presidentit amerikan Donald Trump përfunduan pa sukses dhe pushuan pasi republikani i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Vendimi për ta hetuar Smithin erdhi pas një kërkese për hetime të nisur nga senatori amerikan, Tom Cotton, republikan nga Arkansasi. Ai e ka quajtur ish-prokurorin special “figurë politike që maskohet si zyrtar publik”.

Trump pati thënë në dhjetor të vitit të kaluar se Smith do të kthehej në Hagë. Ai ka qenë kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale, e cila po gjykon ish-krerë të lartë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë në NBC, Trump kishte folur specifikisht për Smith, i cili para një viti e gjysmë ishte emëruar për t’i mbikëqyrur hetimet penale ndaj tij.

“Në historinë e vendit tonë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dhe unë i kam fituar këto raste. Unë i kam fituar të gjitha dhe pjesa tjetër janë në proces të fitimit. I çmenduri Jack Smith është duke u kthyer në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Këtu duhej të qëndronte. Unë… mendoj se ai është i rrezikshëm edhe atje”, ka thënë presidenti i zgjedhur amerikan.

I pyetur nëse do të donte që Jack Smith të hetohet, Donald Trump pati thënë: “Epo, unë mendoj se ai është shumë i korruptuar”.

Insistimit të gazetares se a do të ndikonte që Smith të ndiqej penalisht, Trump i është përgjigjur se nuk do të jepte udhëzime.

Jack Smith është prokurori që i akuzoi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi po mbahen ende në paraburgimin e Gjykatës Speciale në saje të asaj aktakuze.

Në paraburgim në Hagë qëndrojnë edhe ish-komandantë e ish-ushtarë të UÇK-së për akuza të ngjashme. Disa tashmë janë dënuar.

- Advertisement -

Të Fundit