Shtyhet për një orë seanca ndaj Ramadan Morinës, mungojnë dy gjyqtarë
dp

Lexo edheIrani pas humbjes së republikanëve në SHBA: Amerikanët i thanë “JO” luftës

Shkak i shtyrjes është mungesa e dy gjyqtarëve, raporton lajmi.net

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të ngritur më 17 dhjetor 2025, Morina akuzohet se gjatë viteve 1998-1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, keqtrajtime dhe plaçkitje të popullsisë civile shqiptare në fshatin Burim të Malishevës.
Në pikën e parë të aktakuzës, ai ngarkohet për vrasjen e 34 civilëve shqiptarë më 31 mars 1999, në vendin e quajtur “Vrella e Mihillit”.

Lexo edheIrani pas humbjes së republikanëve në SHBA: Amerikanët i thanë “JO” luftës

Sipas prokurorisë, rreth 1 mijë civilë ishin strehuar në këtë zonë, kur forcat serbe ndanë 35 burra nga gratë dhe fëmijët dhe më pas vranë 34 prej tyre. I mbijetuari i vetëm ishte Nuredin Morina./Lajmi.net/