Kurti pret ambasadorin e BE-së, sot i dorëzohet Raporti për Kosovën 2026
dp

Lexo edheKurti pranon sot Raportin për Kosovën, këto janë pikat e shtjelluara

Me këtë rast, ambasadori Schuebel do t’i dorëzojë kryeministrit Raportin për Kosovën për këtë vit, të përpiluar nga Komisioni Evropian.
Takimi është njoftuar të mbahet në orën 17:45.
Pas pranimit të raportit, Kurti dhe Schuebel do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Lexo edheKurti pranon sot Raportin për Kosovën, këto janë pikat e shtjelluara
Sipas draft-raportit që është bërë publik dhe vlerësimeve të njohësve të integrimit evropian, Kosova nuk pritet të shënojë përparim të theksuar në shumicën e fushave që vlerësohen nga Bashkimi Evropian.
Pikat kryesore që pritet të shtjellojë raporti i këtij viti janë kriza institucionale, dialogu me Serbinë, çështjet e gjyqësorit dhe zhvillimi ekonomik./Lajmi.net/