back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHaradinaj godet Kurtin: Heshtja e tij ndaj gjuhës së urrejtjes për shqiptarët...

Haradinaj godet Kurtin: Heshtja e tij ndaj gjuhës së urrejtjes për shqiptarët në Maqedoni, e pafalshme

Të ngjajshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përballë deklaratave skandaloze që janë dëgjuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj ka shkruar se “ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese dhe ai nuk thotë asnjë fjalë, raporton IndeksOnline.

““Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:

“Dhoma gazi për shqiptarët”.

“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur

“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”.

“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket””, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, këto thirrje përbëjnë një kërcënim serioz për shqiptarët në Maqedoni të Veriut, dhe mungesa e një reagimi nga Albin Kurti – të cilin Haradinaj e quan “kumbara i koalicionit qeverisës atje” – është e papranueshme. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit