Emrat/ Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë
dp

Lexo edheVolvo EX60 prezantohet për herë të parë në Kosovë, Auto Mita sjell modelin më të ri 100% elektrik

Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa aksioni për kapjen e tij u organizua nga policia, AKI-ja dhe prokuroria.
Vlera e narkotikëve dyshohet të jetë mbi gjysmë milion euro.
Ndërsa janë arrestuar pesë persona.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të arrestuarit janë Iskender Sale 43 vjeçar, Faton Sopa 67 vjeçar , Ali Cesuruglou 50 vjeçar, Veton Sopa 36 vjeçar dhe Agron Elezi 55 vjeçar.

Lexo edheVolvo EX60 prezantohet për herë të parë në Kosovë, Auto Mita sjell modelin më të ri 100% elektrik
Aksioni është realizuar nga Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Operacioni është shtrirë në rajonet e Ferizajt dhe Prishtinës, ku janë kontrolluar pesë lokacione të dyshuara.