Trump emëron Will Scharf si këshilltarin kryesor ligjor të Shtëpisë së Bardhë
dp

Lexo edhePacolli: Deklaratat e Vuçiqit për Ibër-Lepencin janë shqetësuese dhe të papranueshme

Scharf aktualisht shërben si sekretar i stafit të Shtëpisë së Bardhë, duke mbikëqyrur punën administrative në Zyrën Ovale.
Me rolin e ri, ai do të bëhet këshilltari më i lartë ligjor i Shtëpisë së Bardhë, raporton Reuters.
Ai gjithashtu kryesoi Komisionin Kombëtar të Planifikimit të Kapitalit, i cili miratoi planin e Trump për të ndërtuar një sallë vallëzimi në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.

Lexo edhePacolli: Deklaratat e Vuçiqit për Ibër-Lepencin janë shqetësuese dhe të papranueshme
Trump tha se këshilltari aktual i Shtëpisë së Bardhë, David Warrington, do të largohej nga administrata dhe do të kalonte në sektorin privat. Warrington më parë shërbeu si avokat personal dhe këshilltar ligjor i Trump për fushatën e tij presidenciale të vitit 2024.