BallinaLajmeLajmet e FunditTrump do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës për...

Trump do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe PSG-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës për Klube, ku do të përballen Chelsea dhe Paris Saint-Germain (PSG). Këtë e ka konfirmuar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili tha se Trump është një adhurues i futbollit.

“Presidenti Trump do të jetë në finale. Ai e do futbollin,” ka deklaruar Infantino, transmeton lajmi.net

Finalja do të zhvillohet më 13 korrik 2025 në MetLife Stadium në New Jersey, stadium që do të presë edhe finalen e Kupës së Botës 2026. Trump është ftuar nga FIFA dhe autoritetet amerikane, dhe vizita e tij shihet si pjesë e përgatitjeve për Botërorin e ardhshëm.

Po ashtu, FIFA ka hapur një zyrë të përkohshme në Trump Tower në Nju Jork, ku është ekspozuar edhe trofeu i turneut.

Kupa e Botës për Klube 2025 është zhvilluar për herë të parë me 32 ekipe dhe në 12 qytete amerikane. Finalja e kësaj fundjave pritet të jetë një ngjarje madhore sportive dhe politike për SHBA-në./lajmi.net/

- Advertisement -