Deklarohet Prokuroria| Mashtrime me investime përmes “Call Center”-ave, tre të arrestuar vetëm në Kosovë

Tre persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për mashtrime përmes “Call Center”-ave dhe platformave të rreme të investimeve, shtatë gjithsej në disa lokacione edhe jashtë vendit.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se të martën janë bastisur 5 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj, në kuadër të një aksioni ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime.
Sipas Prokurorisë, personat e dyshuar janë identifikuar me inicialet M.P., I.H. dhe F.Z., ndërsa dyshohen për përfshirje në grup kriminal të organizuar, mashtrim, hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike dhe mashtrim kompjuterik,
Aksioni lidhet me hetimet për veprimtari të dyshuara kriminale përmes “Call Center”-ave, përkatësisht qendrave të thirrjeve telefonike, dhe platformave të rreme që paraqiten si mundësi për investime.
Operacioni është zhvilluar nga hetuesit e Policisë së Kosovës për krime ekonomike dhe kibernetike, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Lexo edhePas 15 vjetësh, aktakuzë për rastin e Diana Kastratit
Ky aksion është pjesë e një operacioni ndërkombëtar, gjatë të cilit janë kryer bastisje edhe në Shqipëri, Qipro, Izrael, Finlandë dhe Maqedoninë e Veriut./Lajmi.net/














