BallinaLajmeLajmet e FunditKosova eliminohet nga Kampionat Evropian i eSports

Kosova eliminohet nga Kampionat Evropian i eSports

Ekipi i Kosovës në CS2 ka pësuar humbje ndaj Lituanisë në fazën çerekfinale, duke mbyllur kështu rrugëtimin e tyre në Kampionatin Evropian të eSports që po zhvillohet në Prishtinë. 

Lituanezët ia dolën që këtë seri ta mbyllin me rezultat 2-0 pas triumfit fillimisht në Anubis pastaj në Ancient. 

May be an image of 6 people and text that says 'L'

Pavarësisht atmosferës elektrizuese që mbizotëroi në palestrën ‘1 Tetori’, djelmoshat kosovarë nuk ia dolën që të avancojnë tutje. 

Megjithatë, duhet duartrokitur paraqitja e Kosovës deri në këtë fazë dhe ne u dëshirojmë suksese në karrierat e tyre respektive.

May be an image of one or more people and crowd
- Advertisement -