Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit, kapin vlerën e mbi 2 mijë eurove

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në pikën kufitare në Han të Elezit.
Rasti është zbuluar më 1 nëntor, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët doganorë kanë dyshuar për mospërputhje ndërmjet dokumentacionit dhe ngarkesës së kamionit, prandaj kanë zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e automjetit.
Gjatë kontrollit janë gjetur 16 copë dizne për vetura dhe 250 copë mbajtëse plastike, të cilat nuk ishin deklaruar.
Vlera e përgjithshme e mallrave, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet të jetë rreth 2 mijë e 400 euro.

Lexo edheZKA: Sistemi i regjistrimit të bizneseve të Kosovës ka nevojë për përmirësime të mëtejshme në kontrollet e aplikacionit
Mallrat janë ndaluar, ndërsa rasti po trajtohet në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, si dhe në mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe interesave ekonomike të vendit.
Njoftimi i plotë:
𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐦𝐚𝐥𝐥𝐫𝐚 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧ë 𝐤𝐚𝐛𝐢𝐧ë𝐧 𝐞 𝐧𝐣ë 𝐤𝐚𝐦𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐧ë 𝐇𝐚𝐧 𝐭ë 𝐄𝐥𝐞𝐳𝐢𝐭
Han i Elezit, 1 nëntor 2026 – Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka zbuluar mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe krahasimit të tij me gjendjen faktike të ngarkesës, zyrtari doganor, për shkak të dyshimeve të ngritura, ka zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e kamionit, ku janë zbuluar mallra të padeklaruara.
Gjatë kontrollit janë gjetur mallra të padeklaruara, konkretisht:
• 16 copë dizne për vetura;
• 250 copë mbajtëse plastike.
Vlera e përgjithshme e mallrave, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet të jetë rreth 2,400 euro.
Mallrat janë ndaluar dhe rasti është duke u trajtuar në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe zbatimin e njëtrajtshëm të legjislacionit doganor, duke kontribuar në mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit./lajmi.net/