Trump dhe Xi Jinping diskutojnë në telefon për luftën në Ukrainë
dp

Lexo edheSulm masiv me dronë rusë në Kharkiv, një i vdekur

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një telefonatë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, ku ata diskutuan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë.
Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve “Xinhua”, Xi u bëri thirrje “të gjitha palëve” në konflikt të “zvogëlojnë dallimet”.
Ai përsëriti se Kina mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në paqe.

Lexo edheSulm masiv me dronë rusë në Kharkiv, një i vdekur
Kina ka mbetur një aleate e vazhdueshme e Rusisë gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës dhe është blerësi kryesor i naftës ruse, së bashku me Indinë, shkruan Reuters.