Tre persona të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë
dp

Lexo edheKEK: Nuk ka rrezik për punëtorët gjatë punimeve modernizuese në “Kosova B”

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./lajmi.net/

Lexo edheKEK: Nuk ka rrezik për punëtorët gjatë punimeve modernizuese në “Kosova B”