Tre persona lëndohen në një aksident trafiku në Prilep të Deçanit
dp

Lexo edheKruja nuk gjen qetësi: Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku kanë marrë tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 14:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep-Deçan. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Lexo edheKruja nuk gjen qetësi: Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
Policia po merret me rastin, ndërsa detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave hetimore. /Lajmi.net/