BallinaSportTrajneri uellsian vuan nga një sëmundje e rrallë

Trajneri uellsian vuan nga një sëmundje e rrallë

Të ngjajshme

Trajneri i njohur uellsian, John Benjamin Toshack, vuan nga një sëmundje e rrallë.

Djali i tij, Cameron Toshack, në një intervistë për ”Daily Mail”, zbuloi se babai i tij vuan nga demenca, një sëmundje që prek në mënyrë progresive kujtesën dhe aftësitë njohëse, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, ai tha se kjo ka të bëj me rënien e kujtesës afatshkurtër.

”Nëse flasim pasdite, ai mund të mos e mbajë mend që kemi folur edhe në mëngjes. Nëse e pyes për kohën e tij në Liverpool, San Sebastián ose Madrid, detajet janë të mahnitshme. Ditën tjetër më tregoi për një ndeshje të Real Madridit kundër Milanit të Sacchi-t dhe se si e ndryshoi mesfushën e tij për t’u përballur me Marco van Bastenin. Është sikur ndeshja të ketë qenë dje.

Është një sëmundje e tmerrshme. E shohim në kujtesën e tij afatshkurtër: Unë flas me të pothuajse çdo ditë dhe nëse flasim pasdite, ai mund të mos kujtojë se kemi folur edhe në mëngjes”, tha ndër të tjera Cameron./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz