back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaRegjionaleTrajneri nga Skënderaj: Do të pi “Domestos” nëse klubet kosovare…

Trajneri nga Skënderaj: Do të pi “Domestos” nëse klubet kosovare…

Të ngjajshme

Dështon Chelsea të mbajë epërsinë, barazon me Leedsin

Ka përfunduar ndeshja mes Chelseat dhe Leeds Unitedit. “Blutë”, dështuan...

Kaq ishte fuqia e tërmetit në Kosovë ( FOTO)

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka goditur...

Trajneri i respektuar nga Skenderaj, Afrim Jashari, e ka bërë një postim interesant në Facebook pas ndeshjes Shkëndija-Milan.

Ai ka publikuar një foto të sistemit të ujitjes në stadiumin e Shkupit, duke thënë që asnjë klubi kosovar s’i ka rënë në mend për një gjë të tillë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Madje Jashari është aq i bindur për këtë që thotë, sa që premton që do të pijë “Domestos” nëse ndonjë klub kosovar ka menduar për këtë sistem.

“Cili organ apo federatë ja u ndalon ekipeve tona me instalu këtë sistem për ujitje të fushave? Asnjë, por këtë e bëjnë ata që dijnë të menaxhojnë klubin dhe stadiumin. Nëse dikush prej kryesive tona është interesu për një gjë të tillë, unë kam me pi Domestos”, ka shkruar Jashari.

Ai ka qenë i pranishëm në ndeshjen Shkëndija-Milan me fanellën kuqezi të skuadrës italiane, por sigurisht duke brohoritur për ekipin shqiptar.

cats

Të Fundit

Sport

ShowBiz