Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve
dp

Lexo edheBordi i Drejtorëve i KRU “Gjakova” Sh.A. merr vendim për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv

Efektivët e Policisë në Tiranë kanë nisur shoqërimin e disa personave, që kanë qenë të pranishëm në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë.
Nga pamjet, duken disa efektivë të Policisë që shoqërojnë një person në hyrje të Kryesisë së Kuvendit.
Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve të vendosura nga Rama për dialog, teksa një i moshuar kërcente krah zjarrit.

Lexo edheBordi i Drejtorëve i KRU “Gjakova” Sh.A. merr vendim për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv
Po sot të rinjtë kishin njoftuar organizimin e një proteste tjetër në Ministrinë e Arsimit në orën 14:00. Pasi qëndruan për afro një orë para Kryeministrisë, më pas protestuesit e PD nisën të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.
Me mbërritjen në hyrjen e Rrugës së Durrësit, deputetët dhe militantët e PD u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg” nga ana e të rinjve.
fotoilustrim