Trajneri i njohur amerikan ‘shpërthen’ në lot: Ja fjalët e tij emocionuese për Bryant
BILLI

Lexo edheLajmi që Kobe vdiq arrin në NBA, lojtarët nuk luajnë aksionet e para dhe kujtojnë legjendën

Trajneri i njohur amerikan, Doc Rivers ka reaguar për vdekjen e Kobe Bryant.
Clippers sonte do të luajnë me Orlando Magic – por para këtij takimit, Rivers në lot ka komentuar vdekjen e legjendës, Kobe Bryant, shkruan GazetaBlic.
“Kjo më ka prekur shumë mua. Ai ishte një kundërshtar i jashtëzakonshëm – ai kishte basketbollin në ADN. Ne duhet të luajmë – por jam i shkatërruar. Të gjithë janë prekur, edhe lojtarët e rinj që s’kanë luajtur me të. Kjo është shokuese për të gjithë. Më duhet të shkojë dhe të flas me skuadrën. Jam me fat që e kam njohur atë”, tha Rivers në lot.
Bryant ka vdekur sot pas një aksidenti tragjik me helikopterin e tij privat.Në helikopter ishte edhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna.

Lexo edheLajmi që Kobe vdiq arrin në NBA, lojtarët nuk luajnë aksionet e para dhe kujtojnë legjendën
Doc Rivers: “O bambaşkaydı…” #Kobe 😭pic.twitter.com/vsfnYxKlGG
— Sporxtv (@sporxtv) January 26, 2020