Trajneri i Lille, Bruno Genesio, ka folur për gjendjen e Edon Zhegrovës pas fitores 1:0 ndaj Monacos. Ai u shpreh se futbollisti kosovar është ende pjesë e ekipit, por se i nevojitet kohë për rikuperim pas problemeve fizike.
“Ai është këtu me ne. Do e shohim nëse do qëndroj deri në fund. Edoni ka nevojë për kohë, pasi nuk ka luajtur që një kohë të gjatë. Ka pasur probleme dhe lodhje në muskuj gjatë pasditës, kjo është një prej arsyeve që nuk luajti”, tha Genesio.
Së fundi u raportuar se përveç Marsejës, për reprezentuesin kosovare interesim të fuqishmë ka shprehur edhe gjiganti Italian, Juventusi.