Tragjedia e familjes palestineze al-Najjar: Vdes nga plagët doktori që humbi 9 fëmijët e tij në një sulm izraelit
dp

Lexo edheU vra në derën e shtëpisë, policia identifikon autorin e ekzekutimit të 57-vjeçarit në Lezhë

Zyrtarët e Shëndetësisë palestineze kanë njoftuar se një doktor palestinez, i cili humbi 9 fëmijët e tij në sulmin ajror izraelit në Gaza më 23 maj, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në po të njejtin sulm.
Dr. Hamdi al-Najjar sapo kishte lënë gruan e tij, Dr. Alaa al-Najjar, në Spitalin Naser, ku të dy punonin, kur shtëpia e tyre në Khan Younis u godit nga një sulm, duke vrarë nëntë fëmijët e tij, ndërsa vetë ai dhe fëmija i 10-të mbetën të plagosur.
Hamdi ishte duke u trajtuar në spital për dëmtime në tru dhe dëmtime të brendshme, por është bërë e ditur se ka humbur jetën të shtunën. Ndërkohë, bashkëshortja e tij Alaa dhe djali i tyre 11-vjeçar Adam – i cili vazhdon të jetë në spita, janë të vetmit anëtarë të mbetur të familjes.

Lexo edheU vra në derën e shtëpisë, policia identifikon autorin e ekzekutimit të 57-vjeçarit në Lezhë
Kujtojmë se Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza si përgjigje ndaj sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor 2023, ku rreth 1,200 persona u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng. Ndërsa, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamas në këtë territor, që atëherë, Izraeli ka vrarë të paktën 54,418 persona në Gaza.