back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditU vra në derën e shtëpisë, policia identifikon autorin e ekzekutimit të...

U vra në derën e shtëpisë, policia identifikon autorin e ekzekutimit të 57-vjeçarit në Lezhë

Të ngjajshme

Alarm në trafik: Policia shqipton mbi 15 mijë gjoba vetëm në janar

Policia e Kosovës njofton se gjatë muajit Janar 2026,...

Një letër e hapur për komunitetin e kriptos nga Binance

Gjatë periudhave të paqëndrueshmërisë dhe presionit në treg, ndikimi...

Policia: Në janar janë shqiptuar 15,426 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut

Policia e Kosovës njofton se gjatë muajit Janar 2026,...

Meta kërkon lirim nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka caktuar datën 8 prill,...

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të vrasjes së ndodhur në fshatin Tale, ku një 57-vjeçar humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Nga hetimet intensive dhe provat e mbledhura në vendin e ngjarjes, të mbështetura edhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, grupi hetimor ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetas të dyshuar si autor të krimit.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shtetasi G. A. (të dhëna të tjera nuk bëhen publike për shkak të sekretit hetimor), ka qëlluar me armë zjarri automatike drejt shtetasit Pjetër Kaza, në momentin që ky i fundit kishte zbritur nga automjeti për të hapur portën e banesës. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë ligjore të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë, shërbimet policore janë në terren dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.

Policia fton çdo qytetar që ka informacion të ndihmojë hetimin, duke garantuar anonimat të plotë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz