Tragjedi në Turqi, ish-polici vret djalin pas një sherri për para
dp

Lexo edheUshtrues detyre përtej afateve ligjore dhe mungesë monitorimi të kontratave, çfarë gjeti auditori në presidencë?

Sipas mediave turke, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në lagjen Gültepe të rrethit Sarıçam. Faruk Kayhan (52), ish-oficer policie, u përfshi në një debat me djalin e tij, Ahmet Kaan Kayhan (23), i cili dyshohej se kishte varësi nga droga.
Raportohet se konflikti shpërtheu pasi babai refuzoi t’i jepte para të birit. Gjatë përplasjes, Ahmet Kaan Kayhan dyshohet se e sulmoi të atin me thikë. Në këto rrethana, Faruk Kayhan nxori armën dhe qëlloi disa herë ndaj djalit të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas incidentit, 52-vjeçari telefonoi vetë policinë dhe qëndroi pranë trupit të të birit deri në mbërritjen e autoriteteve. Momente nga ngjarja u filmuan nga kalimtarë të rastit me telefonat e tyre celularë.

Lexo edheUshtrues detyre përtej afateve ligjore dhe mungesë monitorimi të kontratave, çfarë gjeti auditori në presidencë?
Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipe të policisë dhe të urgjencës mjekësore, të cilat konstatuan vdekjen e 23-vjeçarit. Më pas, trupi i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Adana për procedurat e mëtejshme.