Tragjedi në Mal të Zi: Dyshohet se babai ka vrarë vajzën e tij 2-vjeçare dhe më pasë veten
dp

Lexo edheMblidhen 150 kamionë me ndihma në Gaza, OKB-ja thotë se janë të pamjaftueshme për të ushqyer popullsinë

Mediat lokale në Mal të Zi raportojnë se një 34-vjeçar ka vrarë vajzën e tij dyvjeçare mbrëmë në qytetin Golija.
Sipas raportimeve të medias së atjeshme Vijesti e cila i referohet burimeve, pas një grindjeje, ai sulmoi fizikisht gruan e tij dhe më pas iku me vajzën.
Pas kësaj, babai i 34-vjeçarit me inicialet Zh.D raportoi në polici se kishte ndodhur një tragjedi, se kishte gjetur trupat e pajetë të djalit dhe mbesës së tij në qytetin Golija, rreth 50 kilometra nga Nikshiqi, dhe se me shumë mundësi bëhej fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Lexo edheMblidhen 150 kamionë me ndihma në Gaza, OKB-ja thotë se janë të pamjaftueshme për të ushqyer popullsinë
Oficerët e policisë dhe një ekip ambulance u dërguan në vendngjarje, të cilët konfirmuan vdekjen e Zh.D. dhe vajzës.
Hetimi është duke vazhduar dhe po drejtohet nga prokurori shtetëror i Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë.