back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeTop Channel i reagon ministrit të AAK-së për tenderin 5 milionësh: Do...

Top Channel i reagon ministrit të AAK-së për tenderin 5 milionësh: Do vazhdojmë të raportojmë për afera korruptive

Të ngjajshme

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

Drejtori i Top Channel në Kosovë, Alban Bogaj, i ka reaguar ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi, pasi ky cilësoi se emisioni “Fiks Fare” që transmetohet në këtë televizion e që raportoi për tenderin 5 milionësh, është prodhim medial vetëm për Shqipëri.

Bogaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Top Channel vepron në Kosovë që nga viti 2008, kurse është një prej televizioneve të para shqiptare.

“Top Channel eshte televizioni me i vjeter ne trojet shqiptare dhe i regjistruar ne Kosove prej vitit 2008 me kapacitet te plote te raportimit te lajmit ne baza ditore permes gazetareve tane. Do vazhdojme permes emisioneve tona ti ndjekim te gjitha lajmet,aferat korruptive dhe gjithqka tjeter nga Kosova”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se “Fiks Fare” raportoi dje për tenderin 5 milionë euro që po diskutohet tashmë e një kohë, të cilin e fitoi muaj më parë kompania e ministrit Blerim Kuçi.

Ky i fundit, më vonë tha se Top Channel është televizion i Shqipërisë dhe nuk merret me raportimet e tyre.

Ndryshe, ministrit Kuçi dyshohet se përmes kompanisë së tij “Hidroterm” iu dha tenderi 5 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Prizrenit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz