Tomë Gashi: Vendimi për rastin “Drenica II” ka qenë i ndikuar nga politika ndërkombëtare dhe ajo vendore
03

Lexo edheDaut Haradinaj për rastin Drenica II: Drenica dhe Kosova po sfidohen

Avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica II”, duke thënë se ky vendim ka qenë i ndikuar nga politika ndërkombëtare dhe ajo vendore.
Ai ka vlerësuar se ky aktgjykim është skandaloz dhe një masakër juridike. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gashi ka bërë me dije se pala mbrojtëse nuk do të dorëzohet , por do të ankohet në Gjykatën Supreme. Ai shpreson se kjo gjykatë, si instanca më e lartë juridike në Kosovë, do të veprojë dhe të punojë në bazë të drejtësisë, e jo t’i deshifrojë dëshirat e atyre që kanë qenë dhe janë kundër UÇK-së. Sipas tij, në fund të rastit “Drenica II” do të fitojë drejtësia, meqë të akuzuarit janë dënuar me vendim politik dhe pa asnjë provë.

Lexo edheDaut Haradinaj për rastin Drenica II: Drenica dhe Kosova po sfidohen