back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeDaut Haradinaj për rastin Drenica II: Drenica dhe Kosova po sfidohen

Daut Haradinaj për rastin Drenica II: Drenica dhe Kosova po sfidohen

Të ngjajshme

Konfirmohet: Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për...

Goditje e madhe për VV-në e Junikut, kandidati për kryetar kalon në LDK

Një lëvizje interesante politike ka ndodhur në komunën e...

Olta shfaqet provokuese ‘midis’ Prishtine

Olta Gixhari është një nga aktoret me të dashura...

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin e njohur si Drenica II.

Në reagimin e Haradinajt thuhet se “Drenica dhe Kosova po sfidohet seriozisht në ato që për mua janë të shenjta, por ju djemë sot jeni më të mëdhenj për mua sesa gjithë ata që ju persekutuan. E di se si ndjeheni sonte por besoj qe kjo histori do përfundojë shpejtë.”

Më poshtë mund të lexoni reagimin e Daut Haradinaj

Dënimi i udhëheqësve të Drenicës nuk është gjë tjetër veç vazhdim i persekutimit të figurave rezistente të luftës dhe pas luftës. Më vjen vërtetë keq që më herët u ndëshkuan Syla e Samia e nga sot edhe miku im Fadili bashkë më të vllain e tij dhe dy tjerë që i kam njohur mirë. Drenica dhe Kosova po sfidohet seriozisht në ato që për mua janë të shenjta, por ju djemë sot jeni më të mëdhenj për mua sesa gjithë ata që ju persekutuan. E di se si ndjeheni sonte por besoj qe kjo histori do përfundojë shpejtë. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit