Todorov: Kemi vendosur 3 punkte shëndetësore në zonat e rrezikuara

Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi bën përpjekje që me shumë ekipe në të gjitha lokacionet të ballafaqohet me krizën dhe me pasojat e vërshimeve të mëdha të cilat e kapluan pjesën veriore të Shkupit, ka deklaruar ministri i shëndetësisë, Todorov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij deri më tani ndihma e shpejtë ka kryer 300 intervenime dhe mbi 60 të sëmurë janë transportuar në klinikat dhe shtëpitë e shëndetit në Shkup.
Në klinikë kanë ardhur mbi 50 pacientë të cilët kanë marrë ndihmën e duhur dhe janë lëshuar në shërim shtëpiak gjithashtu edhe në spitalin Shën Naumi i Ohrit, numri i pacientëve ka arritur rreth 50.

Lexo edheDushi: Vetëvendosje paraprin me dhunë, Qeveria ishte e gatshme për dialog
“Këtu në Stajkovcë kemi 425 shtëpi ku kemi 590 të sëmurë kronik të gjithë këto do të jenë të vizituar dhe nëse kanë nevojë për terapi e njëjta do tu jepet. I gjithi sistemi shëndetësor është organizuar në atë mënyrë që tu mundësojë shërbim sa më të shpejtë shëndetsor, për atë arsye kemi vendosur edhe 3 punkte shëndetësore një në Stajkovcë, një në Hasanbeg dhe një në Haraçinë. Po ashtu kemi edhe 2 punkte të ndihmës së shpejtë që punojnë 24/7 me qëllim që të reagohet shpejtë aty ku ka nevojë”, ka thënë ministri Todorov./Telegrafi/














