Tmerrohet gjakovarja pak para faljes së Bajramit, hajni i hyri brenda dhe e kapi për fyti në gjumë -vodhi gjësendet dhe iku
01

Lexo edhe“Unë jam i dërguari i Allahut”, hoxhë Musli Osmani tregon komunikimin e tij me Nazin

Policia konfirmon për Express se i dyshuari, kishte arritur të marrë nga portofoli shumën prej 4 (katër) euro, si dhe nje telefon të markës Samsung në vlerë prej 50 ëuro. Më pas i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. I dyshuari e kishte fytyrën të mbuluar me një kapelë në formë maske ku nuk i vërehej fytyra fare.
Tutje, policia thotë se pas një pune operacionale hetimore është arritur që të arrestohet i dyshuari: SH. Z. I lindur 2001 i përkatësisë ashkali.
“I cili në prezencën e avokatit ka pranuar ne tërësi veprën me te cilen akuzohej. Gjerat e grabitura si dhe kapela me te cilën dyshohet se eshte kryer vepra jane konfiskuar nga ana e policisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Lexo edhe“Unë jam i dërguari i Allahut”, hoxhë Musli Osmani tregon komunikimin e tij me Nazin
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar departamenti i krimeve të rënda, dhe me urdhër, i dyshuari ndalohet në qendren e ndalimit. Rasti është nën hetime dhe është cilësuar si grabitje.