Tifozi i veçantë i Trepçës nuk përmbahet dot, shpërthen në lot pas fitores ndaj Yllit
BILLI

Lexo edheRoma fiton finalen historike në Conference League, skuadra italiane triumfon ndaj Feyenoordit në “Air Albania”

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “13 Qershori” ka përfunduar me rezultatin 55:58, shkruan Gazeta Express.
Të pranishëm në Suharekë ishin edhe tifozët nga Mitrovica, “Torcidat”.
Në mesin e tyre ishte edhe një djalosh, i cili mori vëmendjen e thuajse të gjithëve.
Ai u pa duke qarë në fundin e ndeshjes. Padyshim se lotët ishin gëzimi, pasi skuadra e tij e zemrës shënoi fitore.

Lexo edheRoma fiton finalen historike në Conference League, skuadra italiane triumfon ndaj Feyenoordit në “Air Albania”
Edhe pse lotët e tij nuk ndaleshin, djaloshi në fjalë nuk e ndali këngën për Trepçën.
Ndryshe, mes Yllit dhe Trepçës tani do të zhvillohet edhe ndeshja e katërt e serisë finale, në palestrën “Minatori”.
Seria finale tani është 2:1 në të mirë të skuadrës nga Suhareka. /Gazeta Express/