Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë… lëndohet trajneri!
dp

Lexo edheMallorca e Muriqit pothuajse matematikisht bie nga La Liga

Tensione të mëdha janë regjistruar në stadiumin “Beaujoire” gjatë ndeshjes së Nantes, e cila u ndërpre pas rreth 20 minutash lojë për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë.
Situata eskaloi shpejt, ndërsa raportimet nga Franca bëjnë të ditur se trajneri Vahid Halilhodzic ishte shumë pranë një përplasjeje verbale dhe fizike me disa mbështetës të revoltuar, shkruan Indeksonline
Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë për të shmangur incidente më të rënda dhe për të larguar tifozët nga terreni i lojës.

Lexo edheMallorca e Muriqit pothuajse matematikisht bie nga La Liga
Ndeshja u ndërpre përkohësisht, ndërsa organizatorët dhe autoritetet lokale po shqyrtojnë incidentin./Indeksonline/