Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka shpallur thirrjen për aplikim në zbritje të çmimit të derivateve të naftës, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari dhe përfaqësuesve të kompanisë Shell Kosova.
Me këtë rast, njoftohen të gjithë fermerët e komunës së Skenderajt, të aplikojnë për të përfituar nga zbritja e çmimit të derivateve të naftës, për 0.05 Euro në litër, më lirë sesa çmimi aktual i tregut.
Informatat e detajuara i gjeni tek shpallja e kësaj thirrjeje, në adresën zyrtare të Komunës në internet.