Vedat Muriqi po kalon sezonin e tij më të mirë në La Liga.
Goli i tij i fundit ndaj Real Madridit, ishte një gol emocionues për të pas moskualifikimit të Kosovës në Botëror, ku mori edhe kritika.
Rreth formës së tij, Muriqi u vlerësua nga gazeta e njohur britanike “The Guardian”, e cila vlerëson prizrenasin si lojtarin e vitit në La Liga.
“Ka argumente që ai është futbollisti më i rëndësishëm i La Ligës, madje edhe lojtari i vitit, jo vetëm një hero kulti në ishull, por një hero i plotë, por ai kishte vuajtur”, thuhet në shkrimin e “The Guardian”.
Muriqi, në La Liga këtë sezon ka 19 gola dhe është i dyti në ranglistë pas Kylian Mbappes, që udhëheq me 23 gola./IndeksOnline/