Mirlind Daku është rikthyer në fushën e lojës pas një periudhe të gjatë dëmtimi, duke lënë pas një mungesë të rëndësishme edhe për Shqipërinë në ndeshjet e “play-off”-it të Botërorit.
Sulmuesi nuk ishte pjesë e listës së trajnerit Sylvinho për sfidat e muajit mars, për shkak të problemeve fizike që e kishin mbajtur jashtë fushave për disa muaj.
Megjithatë, Daku ka bërë rikthimin e tij në ndeshjen e fundit të Rubin Kazan, që u përball në transfertë me Sochi.
Ai u aktivizua në minutën e 68-të të takimit, duke luajtur rreth 25 minuta në një ndeshje ku skuadra e tij po mbronte avantazhin minimal 1-0.
Në këtë fazë, sulmuesi u fokusua më shumë në aspektin mbrojtës dhe menaxhimin e lojës, sesa në kontributin ofensiv.
Daku u bë protagonist në minutat shtesë, kur tentoi të vononte lojën duke shkelmuar një top të dytë në fushë, veprim për të cilin u ndëshkua me karton të verdhë.
Përndryshe, Rubin Kazani arriti të dal fitimtarë pasi mposhti Sochin 0-1 pas golit të Ruslan Bezrukov.