back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditThaqi për rastin ”Banjska”: Si u lejua largimi i dhjetëra të armatosurve...

Thaqi për rastin ”Banjska”: Si u lejua largimi i dhjetëra të armatosurve qetësisht sikur të ishin krushq lirie?

Të ngjajshme

Rritje e numrit të vatrave të zjarrit në Kosovë, 101 zjarre në 6 orë

Raporti i fundit i Qendrës Operative të Agjencisë për...

Çitaku: Institucionet e Kosovës janë peng i kokëfortësisë së Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, para seancës së 53-të...

Gyokeres zbulon pse zgjodhi Arsenalin: Ishte klubi i duhur për mua

Viktor Gyökeres është tashmë zyrtarisht pjesë e Arsenalit dhe...

Edi thyen heshtjen, flet për Anisën pas ndarjes

Sigurisht që personi më i komentuar muajin e fundit...

sh-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën ultra ekskluzive në Haga për Rubikon në Klan Kosova ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023.

Sipas Thaçit, në këtë ngjarje, Kosova e kishte në dorë “edhe shkopin edhe karotën”, teksa ngrehi pikëpyetje se si ndodhi të shfaqeshin mbi 80 njerëz të uniformuar dhe të armatosur me dhjetëra kilometra brenda territorit të Kosovës.

“Kosova kishte në dorë edhe shkopin edhe karotën, si ndodhi të shfaqen mbi 80 njerëz të uniformuar dhe të armatosur me dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës?”.

“Si ndodhi tolerimi i largimit të tyre qetësisht në pikë të ditës sikur të ishin “krushq të lirisë” e jo atakues të lirisë dhe shtetit?”, u shpreh Thaçi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se si erdhi deri te “Banjska”, vetëm drejtësia në bazë të një hetimi të thellë dhe të gjerë në bashkëpunim me ndërkombëtaret në një proces transpranet mund ta zbardh të vërtetën.

“Si erdhi deri te kjo ngjarje, vetëm drejtësia në bazë të një hetimi të thellë dhe të gjerë bashkërisht me ndërkombëtarët në një proces transparent mund ta zbardhë të vërtetën. Kosovës e vërteta i duhet më shumë në raport me ndërkombëtarët, sesa për ta kënaqur opinionin publik lokal”, tha Thaçi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit