Babai i Diana Kastratit pjesë e protestës: Të dorëhiqen ata që kanë pasur përgjegjësi
dp

Lexo edheProtesta vazhdon tek qeveria, hidhet ngjyrë dhe shkruhet në hyrje: “Tani e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”

Pjesë e protestës në Prishtinë, është edhe babai i Diana Kastratit, Gëzim Kastrati.
Vajza e tij ishte vrarë para më shumë se 15 vjetëve në Prishtinë nga ish-burri i saj, me ç’rast Gjykata Kushtetuese e kishte bërë përgjegjës shtetin e Kosovës, që nuk i kishte ofruar asaj mbrojtje.
Pikërisht me një kërkesë dhe mesazh të tij të fuqishëm, ai ka ngritur zërin edhe në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj, pasi shteti dështoi ta mbronte atë.

Lexo edheProtesta vazhdon tek qeveria, hidhet ngjyrë dhe shkruhet në hyrje: “Tani e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”
“Mesazhi ynë, mekanzimat e shtetit kanë dështuar. Qeveria duhet të krijojë komisione për të parë se cilat hallka kanë dështuar. Le të japin dorëheqje morale të gjithë personat që kanë pasur përgjegjësi”, ka deklaruar ai.