back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeThaçi: Shënimi i vijës kufitare i jep fund izolimit të vendit

Thaçi: Shënimi i vijës kufitare i jep fund izolimit të vendit

Të ngjajshme

KQZ publikon qendrat për votim me kusht për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në...

Sot bëhet prezantimi i Bursës së Mobilitetit për studentë kosovarë

Sot do të bëhet prezantimi i Bursës së Mobilitetit...

Prishtina e kalon periudhën e mjegullave, sonte me ajër më të mirë

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje...

Gallapeni viziton ”Shtëpinë e të Moshuarve Jetimat e Ballkanit”, ndan dhuratë për Halil Kastratin

Fotbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar ‘Shtëpinë e...

Mot i vranët me intervale me diell të premten

Të premten në vend pritet të mbajë mot kryesisht...
- Advertisement -

E mirëpres dhe përgëzoj Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimin e sotëm për ta proceduar për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

- Advertisement -

Dua të besoj në vullnetin politik dhe shtetëror të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, por njëkohësisht ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake të tyre, që të jenë të bashkuar në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ndër-shtetërore.

Ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi i jep fund izolimit të vendit tonë, duke mundësuar heqjen e regjimit të vizave, por edhe e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë, merr fund saga e debateve shterpe akademike, e cila duke mos sjellë asnjë argument të ri, për tri vite me radhë ka prolonguar izolimin e qytetarëve të vendit, duke shkaktuar konfuzion dhe frikë se kinse Kosova rrezikon të humbet territor.

Tani është koha që Kuvendi i Republikës së Kosovës të marrë vendimin e vet meritor në interes të qytetarëve të vendit, të cilët me durim të pashembullt janë duke pritur me vite të tëra heqjen e vizave, respektivisht heqjen e izolimit, shkruan Presidenti i Kosovës përmes rrjetit social facebook. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz