Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Ministrin e Shtetit dhe shef i Shtatmadherisë së presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna dhe këshilltarin e presidentit, Paulino Cabral.
Në këtë takim Ministri Fabien Sagna ia dorëzoi Thaçit letrën e presidenti të Guinea-Bissau, José Mário Vaz, me të cilën rikonfirmohet njohja e Kosovës nga ky shtet.
Thaçi ka falënderuar ata për prezencën e tyre, pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo është dëshmia më e mirë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Guinea-Bissau janë më të forta sesa çdo përpjekje për t’i lënduar ato.
Sagna në emër të presidentit Vaz, ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë.