back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeThaçi lëvdon përvojën politike të Limajt, me të cilin kishin prishur raportet

Thaçi lëvdon përvojën politike të Limajt, me të cilin kishin prishur raportet

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Presidenti Thaçi është shumë i kënaqur me ekipin negociator të emëruar nga Qeveria, që në krye ka Fatmir Limajn. Raportet mes Thaçit e Limajt tashmë janë relaksuar dhe presidenti sot tha se ka besim në përvojën politike të ish-bashkëpunëtorit të tij, që për disa vite ishin kthyer ne armiq politikë.

Presidenti Hashim Thaçi gjatë një konference për media ka thënë se ka besim tek ekipi që e ka formuar Qeveria për t’iu bashkëngjitur atij në negociatat me Serbinë, të cilat deri tash i realizonte i vetëm.

“Kam besim që z. Limaj dhe te pjesa tjetër e ekipit se do t’i japin dinamikë të re me përvojën e tyre”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve serbë, përfshirë edhe Presidentin Aleksander Vuçiq, se nuk pranojnë të bisedojnë me Limajn në Bruksel.

“Nuk e bën seleksionimin Beogradi, por institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, pasi u propozua që të jetë kryenegociator, Limaj në Pressing të Televizionit 7, tha se ekipi u krijua për të mos e lënë krejt dialogun me Serbinë, në duar të Presidentit Thaçi.

Gjithashtu, Limaj tha se ai është prej njerëzve që më së shumti ka arsye të mos i bashkohet Thaçit, por se këtë po e bën që marrëveshja me Serbinë të mos bëhet vetëm nga një njëri.

E, Limaj, gjatë një interviste në vitin 2016, kur raportet me ish-bashkëpunëtorin e tij i kishte të acaruara, pati thënë se Thaçi i përulet atij që ia ka nevojën, ndërsa e hedh kur nuk i duhet.

“Hashim Thaçi është pa parime politike. Në politikë ai ka vetëm interesa, s’i intereson as majtas as djathtas. Nuk ka principe programore. Nëse ta ka nevojën të përkulet, nëse nuk i duhesh të shkatërron”, pati thënë Limaj në një deklaratë publike në nëntor të 2016-s.

Tash kur Thaçi e lartëson Limajn dhe përvojën e tij politike, duket se Limaj po i duhet, duke marrë parasysh se presidenti po refuzohej masivisht nga spektri politik në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz