back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeThaçi: Kurti po frikëson dhe shantazhon opinionin publik, mediat e opinionistët, por...

Thaçi: Kurti po frikëson dhe shantazhon opinionin publik, mediat e opinionistët, por unë nuk frikësohem (VIDEO)

Të ngjajshme

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka akuzuar kryeministrin në detyrë për frikësim dhe shantazhim të opinionit publik, mediave dhe ambasadave të huaja.

Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka bërë krahasimin e situatës së tanishme me atë të vitit 2014 kur VLAN kishte tentuar të formojë qeverinë.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka qenë çështje e mosmarrëveshjeve të atyre partive [VLAN] për të vazhduar me procedurën e formimit të qeverisë”.

Thaçi thotë se është vërtetur se Kurti dy herë ka shkelur kushtetutën.

“Ai ka uzurpuar edhe zyrën e kryeministrit dhe po sillet në mënyrë të jashtëligjshme. Ajo që është shumë shqetësuese është se dy president janë dorëhequr për shkak të shkeljes së kushtetutës. Tash shqetësuese është se ai është mbyllur në zyre dhe askush nga opinioni publik nuk reagon. Askush nga shoqëria civile, mediat, opinionistët që thirren si të pavarur apo nga faktori ndërkombëtarë nuk po reagon. Shtrohet pyetja pse nuk po reagojnë? Sepse janë të frikësuar, shantazhuar, kërcënuar nga Kurti dhe grupi i tij”.

“Por unë si president i vendit nuk frikësohem e as shantazhohem por mbrojë Kushtetutën, ligjshmërinë, shtetin dhe demokracinë. Nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që gjërat e tilla të kalojnë aq lehtë”.

Thaçi shton më tej se thotë kjo heshtje mund të ndodh për shkak të frikës ose interesit.

“Tash kemi dy shkelje të rënda të kushtetuetës dhe kjo heshtje e plotë është frikësuese”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz