BallinaLajmeThaçi gjyqtarëve të rinj: Mbi supet tuaja është një përgjegjësi e madhe

Thaçi gjyqtarëve të rinj: Mbi supet tuaja është një përgjegjësi e madhe

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Presidenti i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot emërimin e 53 gjyqtarëve të rinj, të cilët do të jenë gardianë të së drejtës për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Pesëdhjetetre gjyqtarët e rinj kanë bërë betimin dhe janë zotuar që do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në fjalën e tij, presidenti Thaçi ka theksuar se Republika e Kosovës përgjatë viteve të fundit ka bërë dhe po bën reforma në vazhdimësi, me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor të funksionojë sa më mirë.

“Të dashur gjyqtarë, në supet tuaja është një përgjegjësi e madhe, përgjegjësi që unë kam besim të plotë se do të dini ta mbani dhe qytetarët e vendit tonë të ndjejnë veten të sigurt dhe të barabartë para ligjit”, ka shtuar ai.

Presidenti ka thënë se në Republikën e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, ka filluar një jetë e re, jetë me plotë dinamizëm dhe zhvillim, në të gjitha fushat, prandaj na duhet një punë e palodhshme, në veçanti në fushën e drejtësisë.

Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë punuar në plotësimin e legjislacionit që do të bëjë më të lehtë punën e gjyqtarëve.

“Të gjithë duhet të jemi të angazhuar për respektimin e rendit juridik dhe kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës, më qëllim të ecjes përpara dhe që të jemi krah-për-krah me vendet e zhvilluara e demokratike”, ka thënë presidenti.

Në fund, 53 gjyqtarë të rinj kanë bërë betimin, me zotimin për të mbrojtur ligjet e Republikës së Kosovës.

Teksti i betimit:

Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës si gjyqtar i Republikës së Kosovës do t’i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të ushtroj funksionin e gjyqtarit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke respektuar rregullat e etikës profesionale”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz