BallinaLajmeTetë vjet hasmëri mes vete, katër familje të Drenicës shtrijnë sot dorën...

Tetë vjet hasmëri mes vete, katër familje të Drenicës shtrijnë sot dorën e pajtimit

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Katër familje nga Drenica, pas tetë vjetësh hasmëri mes vete, kanë shtrirë sot dorën e pajtimit duke i dhënë fund konfliktit që kishin.

Pjesë e këtij akti fisnik burrëror tradicional shqiptar në fshatin Polac, ka qenë pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, njofton Klan Kosova.

Jashari është shprehur të jetë i nderuar që ishte dëshmitar i këtij akti, teksa ka thënë se këto veprime na kujtojnë edhe fillimin e pajtimit të gjaqeve nga i ndjeri Anton Çeta, 28 vjet më parë.

”Një akt më fisnik dhe burrëror nuk ka mundur të bëhet ndryshe nga ai i sotmi me rastin e shtrirjes së dorës së pajtimit mes familjeve Hoti, Xani e Koca nga Polaci, dhe familjes Smajli nga Klina e Poshtme.

Isha i nderuar të jem i pranishëm ne aktin e përqafimit të burrave nga këto dy familje, pas 8 viteve në hasmëri, të cilat, nga sot lanë pas vete të gjitha të këqijat, dhe shfaqen bindje se si shqiptarë respektojmë tolerancën dhe traditën, e mbi të gjitha treguan se e duam paqen e mirëbesimin.

Kontribut të jashtëzakonshëm dhe me vetë iniciativë në pajtimin e këtyre katër familjeve, kanë dhënë: Zejnallah Prokshi, Murat Tahiri, Shyqeri Musliu e Shekip Fazliu.

Ky akt na kujton gjithashtu fillimin e pajtimit të gjaqeve nga i ndjeri Anton Çetta, 28 vite më parë.

Ta kuptojmë e mos ta harrojmë faktin se liria dhe lumturia e një kombi nuk mund të jenë të plota pa qenë i lumtur vet individi.

Ju familje të nderuara, qofshi faqebardhë!”, shkruan i pari i Skenderajt në facebook, Bekim Jashari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz