Tërmet i fuqishëm 7.6 godet Panama – lëshohen paralajmërime për cunami
dp

Lexo edheSHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Panamanë, duke shkaktuar paralajmërime për cunami përgjatë bregdetit perëndimor të Amerikës Qendrore dhe Jugore, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Tërmeti goditi përgjatë bregdetit jugor të vendit, njoftoi USGS. Epiqendra e tij ishte pranë skajit jugor të Panamasë, rreth 14 kilometra në jugperëndim të komunitetit të largët Pitaloza Arriba, shkruan The Guardian.
Instituti i Gjeoshkencave i Universitetit të Panamasë bëri të ditur se tërmeti ndodhi pak para orës 13:00 sipas kohës lokale, pranë qytetit jugor Tonosí. Sipas institutit panamez, pak më vonë, në orën 13:22, u regjistrua edhe një tërmet i dytë me magnitudë 6.0.

Lexo edheSHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Gazeta lokale La Prensa raportoi se, në të gjithë vendin e Amerikës Qendrore, ndërtesat, shkollat dhe shtëpitë u evakuuan si pasojë e “lëkundjes së fuqishme të tokës”.