BallinaShowBizTentoi t’i rrëmbente një puthje në buzë, Brikena: Mateo s’është i dashuri...

Tentoi t’i rrëmbente një puthje në buzë, Brikena: Mateo s’është i dashuri im!

Të ngjajshme

Muriq e pëson herët, Juventusi në epërsi

Juventusi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Sassuolos. Është Kenan...

Ministrat e Jashtëm të G7 premtojnë masa për furnizimin global me energji

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 kanë deklaruar...

Vrasja tragjike në Klinë: Caktohet masa e ndalimit 48-orëshe për të dyshuarin

Prokuroria Themelore dhe Policia e Pejës kanë njoftuar se...

Rooney tregoi se kundër cilit lojtar e urrente të stërvitej

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka rrëfyer se...

Prime i sotëm në “BBVA”, nisi me çështjen e Brikenës dhe Mateos, ku ky i fundit tentoi t’i rrëmbente një puthje në buzë.

Brikena u shpreh se puthja për të ka një rëndësi shumë të madhe dhe dëshiron të ndodhë spontanisht dhe jo ‘me zor’.

Ndër të tjera ajo u shpreh se Mateo është një person i rëndësishëm për të dhe ka shprehur pëlqim por nuk janë në një lidhje!

Brikena: Për mua ka një rëndësi puthja dhe kam qejf të ndodhë në një moment që unë të ndihem e sigurt me ndodh ajo gjë. Unë personalisht kam shprehur pëlqim për Mateon por në atë moment, jam ndjerë keq sepse shumë herë e kemi diskutuar që “t’lutem ma respekto fjalën, puthja dua që të ndodhi në mënyrë spontane”, dhe në momentin që u mundua me ma vjedh unë u acarova dhe reagova në atë mënyrë.

Mateo: Nuk është tentativa e parë që kam bërë për të rrëmbyer këtë puthje. Këtë afrimitet e kemi pasur përherë, përqafime, puthje, prekje, puthje në qafë… dhe unë si një mashkull e marr si sinjal që hapin e parë duhet ta bëj unë.

Brikena; Mateo për mua është një person shumë i rëndësishëm që unë kam pëlqim por nuk mund ta quaj që jemi në një lidhje por as shokë shokë s’është sepse unë kam pëlqim. Pra as vetë s’e di çfarë me e qujt. S’mund të them që jemi në një lidhje apo jemi të martuar sepse nuk jemi!

Mateo: Nuk e kuptoj çfarë na mungon për t’u quajtur marrëdhënie ndërkohë që e gjithë shtëpia na konsiderojnë sikur jemi të lidhur bashkë dhe e vetmja gjë që nuk e quan këtë ‘marrëdhënie’ është një puthje. Në momentin që Brikena më thotë e ndjej me të puth por s’të puth më bën të kuptoj që Brikena frenon ndjenjat ndaj meje. Ky s’është problemi im, është diçka që Brikena duhet ta sqarojë me veten e saj nëse e do këtë marrëdhënie apo jo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz