Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social
dp

Lexo edhePacientët në Mjekimin Intensiv detyrohen të blejnë vetë barnat, shpenzimet arrijnë deri në 100 euro në ditë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në Forumin e Paqes, është takuar me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire.
Sipas njoftimit për media në këtë takim është biseduar lidhur me programin e Qeverisë së Kosovës për banimin e përballueshëm dhe social.
“Me kryetarin Grégoire, i cili është një nga anëtarët e aleancës evropiane të kryetarëve të bashkive për banim (Mayors for Housing Alliance), biseduam për përvojat dhe mundësitë e ndërveprimit konkret. E njoftova për programin tonë të Banimit të Përballueshëm dhe Social që po zhvillohet, avancon dhe do të zgjerohet, sikurse për projektin e Banimit Social Adekuat, që do të shtrihet në 21 komuna gjithandej vendit”, u shpreh Kurti.
Lexo edhePacientët në Mjekimin Intensiv detyrohen të blejnë vetë barnat, shpenzimet arrijnë deri në 100 euro në ditë
Tutje Kurti ka shtuar se, “jemi të interesuar që të forcojmë lidhjet me Parisin nëpërmjet bashkëpunimit praktik që i shërben qytetarëve tanë dhe që bashkon komunitetin kulturor, duke mirëpritur ekspozita, filma, ngjarje letrare e artistë nga kryeqyteti francez. Mërgata dhe profesionistët tanë kulturorë mund të jenë lehtësues të këtyre shkëmbimeve”./Indeksonline/