BallinaLajmeLajmet e FunditTentoi t’i ikte arrestimit duke kërcyer nga ballkoni, përfundon në Spitalin e...

Tentoi t’i ikte arrestimit duke kërcyer nga ballkoni, përfundon në Spitalin e Pejës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Pejës, ku një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka kërcyer nga ballkoni i një ndërtese gjatë një përpjekjeje për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur në momentin kur policia po tentonte të arrestonte të dyshuarin, por ky i fundit, për të shmangur prangat, është hedhur nga ballkoni, duke përfunduar me lëndime fizike.

Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve policore, kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe autoambulanca, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë.

I lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia është duke hetuar rrethanat e rastit./IndeksOnline/

- Advertisement -