Dy persona ndalohen në Pejë nën dyshimin për grabitjen e një shtetaseje të huaj
dp

Lexo edheGjini për aflatoksinat në qumësht: E paralajmërova skandalin më 22 tetor, sot u dëshmua e vërteta

Të dyshuarit dyshohet se gjatë mbrëmjes së kaluar kanë grabitur një shtetase të huaj.
Rasti është konfirmuar edhe për Lajmi.net nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores, së bashku me zyrtarë policorë, e kanë vizituar viktimën në strehimore për t’u informuar nga afër për gjendjen e saj.
“Dy persona janë ndaluar me urdhër të u.d. Kryeprokurores për veprën penale Grabitja. Të njëjtit dyshohen se mbrëmë kanë grabitur një shtetase të huaj.

Lexo edheGjini për aflatoksinat në qumësht: E paralajmërova skandalin më 22 tetor, sot u dëshmua e vërteta
Po ashtu, u.d. Kryeprokurorja bashkë me zyrtarët policorë kanë vizituar në strehimore viktimën për të parë nga afër gjendjen e saj”, ka konfirmuar Nikçi.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.